Meriton Mjekiqi

VIP & Spektakël

‘Jam në hall të madh’, pas ndarjes nga Ilinisa, Meriton Mjekiqi i hapur për njohje të reja

4 Shkurt, 12:36| Përditesimi: 4 Shkurt, 12:38

  • Share

Meriton Mjekiqi është i hapur për njohje të reja!

Në një intervistë të dhënë së fundmi moderatori u shpreh se tani është i pjekur dhe gati për të nisur një lidhje serioze.

“A e di çfarë është shumë problem për mua, për reperë dhe për shokët e mi? Kanë paragjykime të ndryshme vajzat që ndoshta ti i sheh për të pasur diçka serioze. Realisht jemi në hall të madh dhe duhet zgjidhur ky problem. Jam 30 vjeç, nuk jam i papjekur, kam përvojën e duhur”, tha Meritoni në ‘The Elite way’ me Elita Rudin.

Muajin e kaluar Meritoni konfirmoi se romanca mes tij dhe Ilnisa Agollit e cila filloi në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ kishte përfunduar, teksa theksoi se arsyet e ndarjes mbeten private.
 

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?