Ramos dhe Griezman

Sport
Top 24

“Jam në një nivel me Messin dhe Ronaldon”, Ramos bën ironi me Griezman

18 Shtator 2018, 17:06| Përditesimi: 18 Shtator 2018, 17:07

  • Share

Sergio Ramos, futbollisti i Real Madrid, ka folur sot para mediave për ndeshjen e nesërme të “Champions League” kundër Romës. Mbrojtësi spanjoll mbi të tjera komentoi edhe deklaratën e Antoine Griezman, futbollistit të Atletico Madrid, që së fundmi është shprehur se është në një nivel me Messi-n dhe Ronaldo-n, ndaj synon edhe “Topin e Artë”.

“Pyetje e mire,”-përgjigjet fillimisht Ramos teksa I përmendin emrin e Griezman. “Injoranca është shumë e guximshme. Kur kam dëgjuar për këtë, më janë kujtuar lojtarë si Totti, Raul, Buffon, Casillas, Maldini, Xavi apo Iniesta, të cilët kanë fituar gjithçka, por nuk kanë shijuar dot “Topin e Artë”.

Gjithkush është i lirë të shprehë atë që mendon, por mendoj se i del për detyrë Simeone, Godin ose Koke për ta këshilluar. Ato mbartin vlera, që mund të jenë të dobishme në këtë rast. Megjithatë, unë mendoj se Griezmann është një lojtar i madh.” Kujtojmë se mes të dyve ka patur disa ngacmime në të kaluarën. Me Griezman që pas Superkupës së Europës postoi një foto ku shfaqej Ramos duke e kurorëzuar mbret.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?