Tenisti Andy Murray së fundmi mbërriti në Basel të Zvicrës për turneun e Basel ATP 500. Britaniku nuk mungoi të kontaktojë Roger Federer, duke qenë në shtetin e tij dhe të Granit Xhakës.
Numri 49 në renditjen botërore të tenisit ka "ngacmuar" me ironi Federer, duke i dërguar një mesazh edhe për Granit Xhakën. Me batutë Murray i thotë se është në qytetin e një prej atletëve më të mirë në botë. "I dërgova mesazh Roger kur zbrita në Basel dhe i thashë se jam në shtëpinë e një prej atletëve më të mirë në botë; Granit Xhakës", tha Murray për median Aargauer Zeitung.
Murray nuk merr pjesë në turneun e Basel qysh prej 2005, teksa rikthehet në Zvicër pas 17 vitesh. Turneu i tenisit ATP 500 nuk zhvillohet prej 2019 për shkak të pandemisë.