Dinamo shkruajti historinë 15 vite pas kthimit në Kupat e Evropës, duke u kualifikuar për herë të parë në turin e tretë të Conference League. Aty ku të enjten do të përballet me Hajduk Split, kroatët ku më herët ka luajtur ndihmësi i Sylvinho-s Ervin Bulku, i cili mban postin e zëvëndës trajnerit të kombëtares.
Mirëpo një deklaratë e këtij të fundit, të dhënë për mediat kroate, ka irritur klubin e Dinamos, pasi në të Bulku shprehej se ‘pavarësisht se është shqiptar mbështet Hajduk Split’. ‘nëndetësja’ e drejtuar nga Ilir Daja thotë se shpreson që deklarata të jetë e pavërtetë dhe se Bulku ta shpjegojë sa më shpejt’.
"Klubi i Dinamo City shpreh indinjatën në lidhje me një deklaratë në median sportive të zëvendëstrajnerit të Kombëtares shqiptare, z.Ervin Bulku. Është krejtësisht e pahijshme dhe e turpshme për futbollin shqiptar që një pjesëtar i stafit të Kombëtares të dalë kundër një ekipi shqiptar që luan në kompeticionet europiane, duke thënë se mbështet kundërshtarin e Dinamo City.
Shpresojmë që kjo deklaratë të jetë e pavërtetë dhe që z.Bulku të sqarojë gjithçka publikisht sa më shpejt,”-shkruhet në reagimin e Dinamos.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Ervin Bulkut.
Zv/trajneri i Kombëtares ka dhënë versionin e tij mbi lumin e kritikave që kanë shpërthyer pas një interviste të dhënë në mediat kroate, ku në titull thuhet se "pavarësisht se është tifoz shqiptar, do fitoren e Hajduk Split" për ndeshjen e Conference League kundër Dinamos.
Për këtë deklaratë që është cilësuar e turpshme edhe nga vetë Dinamo, zv/trajneri i kombëtares thotë se është nxjerrë nga konteksti.
Reagimi i Ervin Bulkut:
“Nuk do të kisha reaguar, sepse çdo media para se të bjerë në batakun e gënjeshtrave, do të kishte kërkuar minimalisht të lexonte të plotë intervistën time. Në atë prononcim kam përcjellë ndjenjat e mia te ngrohta për periudhën që isha pjesa e atij klubi, kujtimeve shumë të mira që kanë lënë disa futbollistë shqiptarë në të kaluarën dhe që janë një themel i fortë për lojtarët aktualë dhe atyre që mund të vijnë, si dhe marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve tona.
Kam bërë gjithashtu një vlerësim teknik të të dyja skuadrave, ku kam veçuar Hajdukun si favorit, por në asnjë rast pa cituar që në duelin Hajduk-Dinamo dua fitoren e Hajdukut. Ky reagim vjen pasi në rrjetën e mashtrimit të një titulli abuziv ra edhe faqja zyrtare e Dinamos Shpresoj shumë në mirëkuptimin e opinionit të gjerë sportiv dhe si në çdo rast i dëshiroj suksese çdo klubi shqiptar në garat europiane”.
Komente

Katunari saukut easht rrit te Tir()na e atje I rrisin me ndjenjen e urrejtjes ndaj dinamos Öse partizonit e un e besoj QE KY ka then sic ka shkruar gazeta Kroate.
Përgjigju