'Jam terrori i mëngjesit'/ Plani për vjedhjen e kokainës, zbuloi 'skifterat'! Zbardhet dosja: Hynin me shkallë nga ballkonet...gardisti dhe bankieri pjesë e grupit

18 Qershor 2020, 14:00| Përditesimi: 18 Qershor 2020, 15:36

  • Share

TIRANË- Një plan për vjedhjen e një sasie kokainë dhe orave të floririt në banesën e shtetasit E.Mosko në Tiranë ka zbuluar një grup kriminal të vjedhjeve me armë e dhunë dhe vendosjes së tritolit.

Gjithçka ka nisur orët e para të mëngjesit të 22 majit 2020 kur në ballkonin e banesës, Mosko ka pikasur se me shkallë po i futeshin dy persona. Ai është përleshur me ta duke i larguar, dhe skena është filmuar nga kamerat e sigurisë duke identifikuar tre të dyshuar.

Pak orë më vonë sipas dosjes së siguruar nga Report Tv, Mosko merr një telefonatë me fjalët "unë jam terrori i mëngjesit“. Pasi ka bërë denoncimin, Mosko është ritelefonuar dhe persona të ndryshëm i kanë kërkuar të tërheq kallëzimin, por ai ska pranuar.

Hetimet e prokurorisë dhe përgjimet e grupit kanë zbuluar përfshirjen e një pjestari të bankës së nivelit të dytë dhe një punonjësi garde, i cili në grup njihej me pseudonimin "Guli“. Sipas hetimeve, Guli që më pas rezultoi se ishte Aleks Kala i jepte shokëve të vjedhjeve armën e shërbimit dhe vetë ndiqte nga makina aksionin.

Në pranga si pjestarë të grupit ranë Spartak Qoku, Aleks Kala, Petro Sava, Emel Hajdari, Andi Kraja, Klaudio Metaj. Si pjesë e grupit është arrestuar më herët edhe Franc Halimi i cili u zbulua teksa me biciklet vendosi një sasi tritoli në lokalin pranë petroninit në pronësi të Arben Koçollarit. Për të gjithë këta shtetas u caktua masa e sigurirsë arrest në burg deri në përfundim të hetimeve.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?