Momenti kur u arrestuan te akuzuarit

'Jam terrori i mëngjesit', prokuroria kërkon 61 vite burg për 7 të akuzuarit për vjedhje me armë dhe vënie tritoli në Tiranë! Gardisti dhe bankieri pjesë e grupit

24 Mars 2022, 09:48| Përditesimi: 24 Mars 2022, 09:53

  • Share

Një plan për vjedhjen e një sasie kokainë dhe orëve të floririt në banesën e një qytetari në Tiranë zbuloi një grup kriminal të vjedhjeve me armë e dhunë dhe vendosjes së tritolit qershorin e vitit 2020. Pas mbi 20 muajsh prokuroria ka dhënë pretencën për dënimin e 7 të akuzuarve.

Për të akuzuarin Spartak Qoku kërkohet dënimi me 16 vite burg dhe deklarimi fajtor për të pesta akuzat; për Franci Alimin dënimin me 16 vjet burgim; për të akuzuarin Aleks Kala 11 vite burg; Për Emel Hajdarajn  kërkohët nga organi i akuzës 11 vite burgim; për Klaudio Metajn për moskallëzim krimi kërkohet 3 vite burgim; Petro Sava sipas prokurorisë duhet të vuajë 2 vite burgim dhe i fundit për Andi Krajan kërkohët 2 vite burgim.

Aleks Kala ishte gardist ndërsa Andi Kraja punonjës në një bankë të nivelit të dytë.

Gjithçka ka nisur orët e para të mëngjesit të 22 majit 2020 kur në ballkonin e banesës, Mosko ka pikasur se me shkallë po i futeshin dy persona. Ai është përleshur me ta duke i larguar, dhe skena është filmuar nga kamerat e sigurisë duke identifikuar tre të dyshuar.

Pak orë më vonë sipas dosjes së siguruar nga Report Tv, Mosko merr një telefonatë me fjalët "unë jam terrori i mëngjesit“. Pasi ka bërë denoncimin, Mosko është ritelefonuar dhe persona të ndryshëm i kanë kërkuar të tërheq kallëzimin, por ai ska pranuar.

Hetimet e prokurorisë dhe përgjimet e grupit kanë zbuluar përfshirjen e një pjesëtari të bankës së nivelit të dytë dhe një punonjësi garde, i cili në grup njihej me pseudonimin "Guli“. Sipas hetimeve, Guli që më pas rezultoi se ishte Aleks Kala i jepte shokëve të vjedhjeve armën e shërbimit dhe vetë ndiqte nga makina aksionin.

Në pranga si pjestarë të grupit ranë Spartak Qoku, Aleks Kala, Petro Sava, Emel Hajdari, Andi Kraja, Klaudio Metaj. Si pjesë e grupit është arrestuar më herët edhe Franc Halimi i cili u zbulua teksa me biciklet vendosi një sasi tritoli në lokalin pranë shkollës 'Petro Nini Luarasi', në pronësi të Arben Koçollarit.

(Kliko këtu për të lexuar konkluzionet e prokurorisë)

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?