TIRANË-Jamarber Malltezi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme për revokim të masës së sigurisë 'arrest shtëpie'.
Seanca për revokimin e masës nisi në orën 14:00 ditën e sotme, me gjyqtare Flojera Davidhi.
Jamarbër Malltezi, akuzohet për korrupsioni pasiv, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin, privatizuan kompleksin Partizani që i solli familjes miliona euro përfitime. Malltezi akuzohet dhe për pastrim parash.
Një tjetër kërkesë e tij për revokimin e masës së sigurisë është bërë edhe më herët, ndërsa u rrëzuar më 24 janar të këtij viti nga Apeli i GJKKO-së.
Jamarbër Malltezi që prej muajit nëntor të vitit 2023 është lënë në “arrest shtëpie” me vendim të gjyqtares Ilirjana Olldashi, e cila ndryshoi vendimin e shkallës së parë, duke e liruar nga burgu.
Komente
