Zbardhen disa pjesë nga dosja e SPAK për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, për të cilën akuzohen ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.
Dyshohet se Berisha, kryeministër në atë kohë ka nxjerrë një sërë aktesh ligjore e nënligjore në funksion të kthimit të pronave dhe privatizimit të klubit Partizani dhe kompleksit shumë sportesh në favor të 5 familjeve e pronarëve ku përfitues i drejtpërdrejtë ishte dhëndri i tij.
Ndersa Jamarbër Malltezi akuzohet se ka përfituar 3-5% të pasurisë se paluajtshme të 5 familjeve që ai ka përfaqësuar me prokurë dhe vetë ishte përfaqësues në këmbim të privatizimit, ku ka ndërtuar 19 kulla.
Ndërkohë klubi “Partizani” ka qenë në planin e përhapjes së Forcave të Armatosura dhe nuk lejohej të privatizohej. GJKKO ka vendosur masën “arrest me burg” për Jamarbër Malltezin dhe bashkëpronarin e kullave dhe “detyrim paraqitje” për Berishën si dhe i ndalohet dalja nga Shqipëria
Lajmi kryesor:
Afera e ish-kompleksit ‘Partizani’, arrestohet Jamarbër Malltezi! 'Detyrim paraqitje' për Berishën dhe ndërtuesin Bektashi! Ish-kryeministrit i bllokohet pasaporta
S.S//ReportTv.al