James Rodriguez

James Rodriguez ndan rrugët me Olympiacos

13 Prill 2023, 13:40| Përditesimi: 13 Prill 2023, 13:44

  • Share

James Rodriguez dhe Olympiacos kanë ndarë rrugët pas vetëm 23 ndeshjeve të luajtura. Lajmin e ka konfirmuar klubi nga Pireu i Greqisë, teksa kolumbiani shihet si një përforcim i rëndësisëhm në ligën e Arabisë Saudite. Pas largimit të Marcelo nga Olympiacos, tanimë edhe James lë kampionët e Greqisë.

"Olympiacos dhe James Rodriguez kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin. James do të jetë gjithmonë pjesë e klubit tonë dhe anëtar i familjes "kuqebardhë". Duam ta falenderojmë për shërbimin dhe i urojmë suksese në të ardhme", thuhet në njoftimin e klubit.

31-vjeçari është një futbollist i lirë dhe mund të firmosë me secilin ekip që do i plotësojë kushtet ekonomike. Kolumbiani luan në rolin e fantazistit dhe ka luajtur me klube si Monaco, Real Madrid, Everton apo edhe Bayer Munich.

James Rodriguez dhe karriera e çuditshme:

Shtator 2020 - nënshkruan kontratë 2-vjeçare me Everton

Shtator 2021- largohet nga Everton, bashkohet me skuadrën e Katarit Al-Rayyan Shtator 2022 -Bashkohet me Olympiacos pasi Al-Rayyan prish kontratën e tij

Prill 2023: Prish kontratën me Olympiaco

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?