Foto ilustruese

Ekonomi

Janari i ftohtë dhe i kushtueshëm, 13 mln € import energjie! 950 mijë € kostoja vetëm për një ditë

10 Janar, 19:37| Përditesimi: 10 Janar, 19:39

  • Share

Ditët e ftohta të janarit po djegin me miliona euro për blerje energjie. Furnizimi me energji elektrike të blerë në tregjet e huaja e ka çuar koston në 950 mijë euro dita.

Në dy ankandet e fundit të realizuara nga KESH për blerje energjie për datat 30 dhjetor 12 janar 2024, janë shpenzuar 13.3 milionë euro.

KESH në total ka blerë mbi 90 mijë megavat/orë energji me çmim mesatar 140 euro megavati, ndërsa aktualisht në bursën hungareze një megavat kushton 120 euro.

Shtimi i importit të energjisë ka ardhur edhe për shkak të përdorimit të kondicionerëve apo pajisjeve të tjera, për ngrohje.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?