Janë bllokuar nga operacioni kundër ndërtimeve pa leje, Prokuroria nis ekzaminimet për 3 objektet në Tiranë! I kërkohen dokumentet IKMT-së

18 Tetor 2022, 11:06| Përditesimi: 18 Tetor 2022, 14:11

  • Share

3 janë objektet e sekuestruara deri më tani në Kryeqytet në vijim të operacionit pas Aktit Normativ për bllokimin e ndërtimeve pa leje. Prokuroria e Tiranë është duke zhvilluar hetimet për pallatin e Lul Morinës te Liqeni i Thatë, pallatin në rrugën  ‘Myslym Shyri si dhe ‘Syrin i Tiranës’. Të tre objektet do t’i nënshtrohen ekzaminimit teknik inxhinjerik nga ekspertë të caktuar nga prokuroria për shkeljet ligjore të ndërtimit pa leje.  Ekspertët do duhet të nxjerrin volumet jashtë lejes neë katet, sipërfaqen e plotë të tyre.

Aktualisht prokuroria e Tiranës ka në hetim rastet për veprën penale të ndërtimit pa leje. Prokuroria i ka kërkuar bashkisë IKMT-së të gjitha praktikat e ndjekura tek këto objekte nga leja e dhënë deri tek konstatimet e shkeljeve bëra tek këto objekte.

Në shtator të këtij viti Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për bllokimin e ndërtimeve pa leje, përmes së cilit pronarët e pallateve ose duhet ta blejnë ndërtimin pa leje me çmimi tregu dhe i legalizohet, ose ia dhurojnë shtetit, ose ndryshe i sekuestrohet. Deri më tani vetëm “Ideal Cosntruction shpk” ka vendosur t’i dhurojë shtetit shtesën pa leje prej 4646 metër katrorë, e cila do të përdoret për interes publik. Ndërkohë janë sekuestruar edhe tre pallate të tjera.

Një në rrugën 'Myslym Shyri' në Tiranë, pasi kishte ndërtuar 2700 metra katrorë shtesë pa leje, nga firma ‘Arb Trans 2010’ me administrator Shyqyri Maloku dhe ish-ortak deri në vitin 2018 Arben Malokun, ish-administrator i Zall Herrit. Nga ana tjetër është sekuestruar edhe ndërtesa 9-katëshe të biznesmenit, Julian Morina e ndërtuar pa leje. Ndërsa shtesa tjetër pa leje ishte në një pallat në ndërtim në zonën e Farkës në Tiranë, me një sipërfaqe 1200 metër katror. Shtesat e kateve pa leje janë ndërtuar në pallatin në pronësi të biznesmenit Pëllumb Salillari. 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?