Gazment Bardhi në Kuvend hodhi akuza ndaj mazhorancës se duan edhe ta vrasin njëri tjetrin me vrasës me pagesë, ndërsa nga ana tjetër bëjnë sikur janë motra e vëllezër.
'Bardhi: Veliaj e Belinda pozojnë si motër e vëlla, por janë gati të paguajnë vrasës me pagesë për të vrarë njëri tjetrin.
Spiropali: Këto janë akuza të rënda
Bardhi: Kur përmendet Belinda, bën sikur e mbron.
Spiropali: Ju bëni sikur lexoni zemrat.
Bardhi: Zemra nuk lexoj por di çfarë thua ti dhe ajo privatisht. Janë gati të vrasin njëri tjetrin me vrasës me pagesë dhe dalin në foto si motër e vëlla. Shiko këtë luftën që po hanë kokat me njëri tjetrin. Do hani kokat me njëri tjetrin ne thjesht po ngrohemi se zjarri që keni ndezur për njëri tjetrin do e shijojmë. Një pjesë prej jush do e shijojnë në liri, një pjesë në burg. Ky është faji i babëzisë tuaj për të vjedhur çdo qindarkë të shqiptarëve.'
Lajmi kryesor:
Zhvendoset në Kuvend debati për Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, i mbaron afati! PD: Shtyjeni 3 javë! PS: Teatër
G.K//ReportTv.al