Edi Rama

Politikë
Top 24

‘Janë letrat e popullit me internet, jo propagandë’/ Rama replika me qytetarët për bashkëqeverisjen

1 Dhjetor 2018, 14:25| Përditesimi: 1 Dhjetor 2018, 14:28

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij në Facebook një rast kur një pensioniste, e cila pasi shkroi në Platformën e Bashkëqeverisjes korrigjoi llogaritjen e pensionit të saj. Përmes rastit, Rama nxit qytetarët të mos ngurrojnë të drejtohen pa humbur kohë tek shqipëriaqëduam.al.

Por pas statusit të Ramës kanë reaguar disa nga komentuesit duke e akuzuar se platforma është propagandë nga qeveria. Një qytetare pyet kryeministrin se përse institucionet që merren me këtë punë i paguajmë ne kur ata nuk bëjnë dot punën e tyre? Ndërsa shefi i qeverisë i kthen këtë përgjigje “po në Francë dhe Angli pse ka edhe atje ankesa nga qytetaret për institucionet apo i paguajnë kot thua? Dhe ajo qe s'kuptoj unë është, ti je dakord apo s'je dakord të zgjidhen hallet e qytetareve?”.

Një tjetër qytetar këshillon kryeministrin ‘Pastroni dhe grasatoni ingranazhet që makineria të mos ecë me të shtyrë me këto metodat e sajuara nga ju që shërbejnë vetëm si propagandë”. Por kryeministri reagon duke thënë se këto nuk janë sajesa, pasi shumë qytetarë kanë gjetur zgjidhje. “Janë plot pensioniste qe e kane zgjidhur problemin e tyre përmes platformës, ndërkohe qe te me falni po kjo nuk eshte sajese po inovacion quhet! Thjesht letrat e popullit dikur apo marrëdhëniet me publikun sic quhen, behen direkt me internet dhe kaq. Dhe s'ka lidhje ketu as ndryshku as grasua, e ta kalosh gezuar fundjavën” shprehet Rama.

Replikat ne Facebook te kryeministrit me qytetarët

Komento

Komente

  • Popull: 01/12/2018 17:09

    Popull mos u lodhni kot Me Ramen NUK do tu a ZGJIDHE PROBLEMET KETO JANE KOTESIRA SA PER TE TERHEQUR VEMENDJE NGA HALLET E POPULLIT

    Përgjigju
  • Maks: 01/12/2018 15:18

    Mos e ze francen me goj sepse shihe popullin frances qe po proteston per 10 centezimi per ngritjen e cmimit te maftes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?