Dj Geek dhe Dafina Zeqiri

Janë ndarë apo jo? Veprimi i fundit i Dj Geek ngre pikëpyetje për historinë e dashurisë me Dafina Zeqirin

6 Prill 2023, 22:01| Përditesimi: 6 Prill 2023, 22:02

  • Share

Kudo në rrjet qarkullojnë fjalë se Dafina Zeqiri është ndarë nga Dj Geek, por asnjëri prej tyre nuk ka bërë reagim. Edhe këtë herë, aludimet nisën nga Instagrami, ku Dafina fillimisht publikoi një status ku shkruante "Bosh".

Ndjekësit që nuk ia kishin idenë që po fliste për këngën e saj më të re u vunë në lëvizje dhe vunë re se nuk ndjek më të dashurin dhe kishte fshirë fotot me të.

Pas pak orësh filluan të ndiqnin sërish njëri tjetrin e pas publikimit të këngës së re të Dafina Zeqirit, erdhi edhe reagimi nga Geek që tregon mbështetje për të.

Artistja dhe Cricket publikuan bashkëpunimin e ri muzikor sot. Kënga vjen e shoqëruar me videoklip dhe është pjesë e albumit të Dafinës, “Unë jam ajo”.

Geek ka ndarë videon e postuar nga Dafina të këngës e përkrah saj shkruan: Out now.

Postimi nga Dj Geek

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?