Fero dhe Arbenita Ismajli

Janë ndarë? Arbenita Ismajli feston 25-vjetorin e ditëlindjes, Fero nuk e uron

4 Maj 2023, 18:24| Përditesimi: 4 Maj 2023, 18:41

  • Share

Modelja e njohur Arbenita ismajli sot mbushi plotë 25 vite jetë dhe mes urimeve të panumërta u vu re mungesa e një dedikimi nga partneri i saj Fero, i cili gjithmonë i ka bërë deklarata romantike për ditën e lindjes.

Bukuroshja nga Kosova mbush sot 25 vjeç dhe në rrjete sociale e kanë uruar njerëz të ndryshëm, përmendim këtu kolegë, të afërm e shoqëri.

Arbenita është modele dhe njihet për fotot joshëse që ndan me ndjekësit e shumtë në instagram, mirëpo në publik ajo njihet edhe si e dashura e reperit Fero me të cilin ka një vajzë të quajtur Nina.

Mirëpo ndryshe nga vitet e tjera, partneri i saj ka heshtur në ditën e lindjes së bashkëshortes së tij.Ai nuk e ka uruar siç ka bërë çdo vit, duke bërë bashkë fjalët më romantike për t’i bërë një dedikim unik modales bukuroshe.

S’dimë ç’ka ndodhur mes çiftit, por kujtojmë që në daljet e tyre të fundit publike u shfaqën shenja ‘dhune’.Teksa ndodheshin në video-live së bashku me dy persona të tjerë, në dhomën ku ndodhej Arbenita, ka dalë në video pa dashje dhe mamaja e Feros.

Duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak reperit dhe duke e parë të nervozuar, ajo ka shkuar më pas tek dhoma e tij për sqarim por ky i fundit e ka goditur.

 

 

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?