TIRANE-Pas kalimit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në varësi të ministrisë së Brendshme, Sandër Lleshaj nga zona e Petrelës, pranë lumit Erzen, në një prej njollave të zeza, kthyer në vend-depozitim mbetjesh deklaroi se shumë shpejt do të nisë aksioni për të kontrolluar dhe pastruar cdo lumë.
"Një ndër objektivat kryesorë të Ministrisë së Brendshme, të Policisë së Shtetit dhe të institucioneve të tjera në këtë periudhë pandemie është që të mos ta lëmë pandeminë që të na çorientojë dhe të na devijojë nga objektiva dhe nga prioritete të tjera që kemi, pra, që pandemia të mos eklipsojë prioritete të tjera.
Për fat të keq konstatojmë se ka shumë probleme, të cilat meritojnë vëmendje. Një ndër to është çështja e mjedisit. Dihet që me ndryshimet e fundit ligjore dhe organizative, Ministria e Brendshme ka marrë përgjegjësi edhe për inspektimin e territorit dhe të mjedisit. Në këtë kuadër kemi dalë sot për të parë se si duket gjendja në terren. Fatkeqësisht konstatoj probleme të mëdha në këtë pikë ku jemi dhe si këto ka edhe gjetiu.
Do të angazhohemi në një kuadër të një programi të madh, një angazhimi shumë serioz për të frenuar me çdo kusht këtë përdhosje të mjedisit që bëhet nga subjekte të papërgjegjshëm, të cilët edhe shfrytëzojnë krizën dhe pandeminë aktuale për të vazhduar biznese kriminale në kurriz të mjedisit, në kurriz të së ardhmes tonë, në kurriz të cilësisë së jetës së qytetarëve.
Policia e Shtetit, IKMT-ja dhe struktura të tjera të Ministrisë së Brendshme do të angazhohen në kuadër të një plani shumë serioz, i cili do të mundësojë së pari të kontrollojë vijat ujore, lumenjtë, të cilët janë viktimat më të mëdha të mëkateve mjedisore. Do të fillojmë me lumin Erzen, i cili do të merret në kontroll që nga burimi, në malin e Shën Gjergjit, deri në deltën e tij, në grykëderdhje, për t’u kontrolluar, për të evidentuar problematikën dhe për të adresuar të gjithë këtë problematikë.
Qëllimi final do të jetë që lumi të kthehet në origjinën e tij, që në lumë të ndalohet derdhja e çfarëdo materiali inert, të çfarëdo natyre. Të ndalohet hedhja e mbeturinave, të ndalohet derdhja e ujërave të zeza. Me këtë model ne do të vijojmë në të gjithë Shqipërinë për ta implementuar të njëjtën logjikë, që lumenjtë e Shqipërisë do të jenë vija të pastra ujore, asete dhe burim i vërtetë në shërbim të qytetarëve dhe jo kanale ujërash të zeza dhe vend grumbullimi të mbeturinave.
Në këtë përpjekje të madhe do të angazhohen të gjithë institucionet, të cilat do të kenë përgjegjësinë për të kryer detyrat por edhe përgjegjësi përpara ligjit. Dihet tashmë që me ndryshimet ligjore çështjet e mjedisit, krimet në mjedis konsiderohen si vepra penale, përveçse shkelje administrative ato konsiderohen edhe si vepra penale. Në funksion të këtij qëllimi është organizuar puna që IKMT-ja dhe Policia e Shtetit do të punojnë si një ekip i përbashkët për t’i trajtuar krimet në mjedis në kompleksitetin e vet. Pra, edhe si shkelje administrative që i trajton IKMT-ja, edhe si shkelje penale që i trajton Policia e Shtetit.
Kjo do të thotë që për çdo rast të ngjashëm do të kemi dy procese paralele që do të zhvillohen: e para, procesi administrativ, për të parë shkeljet administrative të kujtdo subjekti, që guxon t’i bëjë natyrës dhe mjedisit këto dëme si ky që shihni këtu; e dyta do të jetë angazhimi i Policisë së Shtetit për të hapur hetime penale, për arsye se të gjitha këto lloj krimesh ndaj mjedisit janë vepra të parashikuara si krim në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë. Besoj që me këtë angazhim të shumë-anshëm, nga të gjithë institucionet ne do të arrijmë që të shpëtojmë, të mbrojmë, të rikthejmë në identitetin e tyre natyror këto pasuri të jashtëzakonshme natyrore të Shqipërisë dhe të shqiptarëve' tha ai.
Në inspektim ishte edhe Prefektja e Qarkut Tiranë Suzana Jahollari, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, kryeinspektorja e IKMT-së Dallëndyshe Bici, administratori bashkiak i zonës, struktura vendore të Policisë e IKMT-së. Ministri la porosi për strukturat vendore, policore dhe ato të IKMT për të ndërhyrë në funksion të mbrojtjes e ruajtjes së territorit.
Te mbillen dhe peme anash shtratit te lumit qe te mos haje lumi tokat....
PërgjigjuMore deryro fshatarete të pastrojne jo policinë !
PërgjigjuGjeneral lleshi,si duket e ke pas veshi qe hidhesh dege me dege. Je minister i brendshem o gjeneral dhe:Mos uatodeformo si nje gje e paforme partiake,e peshtire se fyen gatishmerine shpirterore te ushtarakeve shqiptare si ne ish ministrine qe te beri GJENERAL dhe aty ku je minister,nyje nevralgjike e nje shteti qe i thote vetes shtet. Mos na mjeroni me more te marrosur qe ju mundsuam pushtetin hej ju vrafte zoti.
PërgjigjuKtheje mor idiot policine ne detyrat e saj ligjore dmth shtypja e krimit jo te merret me pastrim lumenjsh e fushash.Sot policia e shtetit kryen mbi 60 detyra qe nuk jane te percaktuara ne ligjin organik te saj po ne urdhra, udhezime e marreveshje e ca nuk keni shpikur ju o injorante.Nuk kam pare as policine amerikane apo gjermane te pastroje plehra e lumenj ,ka te tjera struktura si ata qe marrin rrogen kot ketu.
Përgjigju30 vjet e shkaterruan Shqiperine tonë funderrinat e pa shkollë dhe banorë primitivë . Shoqëri e keqe dhe e egër
PërgjigjuMBETJET E NGURTA DUHET TE SHKERMOQEN NE PIKA PER THYERJEN E GUREVE DHE TE PERDOREN PASTAJ PER RIMBUSHJE GROPASH NEPER QYTETE PARA SE TI HIDHET SHTRESA E ZIFTIT......MUND TE HAPET NJE KOMPANI SHTETERORE PER TE BERE KETE PUNE SEPSE DERI TANI NUK KEMI PARE GJE NGA PRIVATI...
PërgjigjuPara disa vitesh kur shkoja pranë Shkumbinit në Elbasan, shkurret e egra ne të dyja anet e lumit ishin të mbushura me qese e bidona plastike të cilat kishin mbetur ne to pas shfryrjes se lumit niveli i të cilit qe rritur nje jave me parë nga prurjet e shirave. Gjate terheqjes se ujrave keto mbetje vareshin neper shkurre gjate gjithe rruges dhe ishte nje shemtirllek i papare. Bajgëri e gjallë neandertalizmi fshatar. Varferi ne mendje dhe edukate mjedisore zero. Njerez të eger!
Përgjigju