‘Janë zgjedhur dy kryetarë që paguhen nga Duka’, gazetari Baze për shoqatat rajonale të futbollit: FSHF sillet si në Korenë e Veriut

21 Janar 2022, 13:38| Përditesimi: 21 Janar 2022, 15:28

  • Share

Situata me zgjedhjet në shoqatat rajonale vijon të jetë temë deçizive për zgjedhjet e presidentit të ri të FSHF-së, pasi kanë një rendësi të madhe. Deri më tani zgjdhjet për kryetar në shoqatat rajonale janë kryer në 2 nga 8, por sipas gazetarit Fatjon Baze, i ftuar në Report TV, vihet re se është votuar në mënyrë diktatoriale.

“Janë zgjedhur dy kryetar që janë paguar dhe janë vartës të Armando Dukës. Si në shoqatën e Elbasanit ashtu edhe Durrës. Në shoqatën e Erzenit kemi të bëjmë me një shkelje, sepse Fundim Diollaku ka falsifikuar firmën e kryetarit të bashkisë Shijak.  Është një deklarët absude ajo e FSHF-së që mohon se bashkia Shijak nuk është drejtuese e klubit të Erzenit sepse atëherë përse ka një shkresë të kryetarit të bashkisë Shijak? Në shoqatën e Durrësit Indrit Skora kishte tre propozime por i janë mohuar. Duhet të ndërhyjnë institucionet e drejtësisë. Zgjedhjet atje të shpallen ilegjitime", u shpreh Baze.

Në konferencën për shtyp të organizuar sot nga FSHF-ja kjo e fundit pretendoi se ka patur shantazhe në zgjedhjet për kreytar në shoqatën e Elbasanit dhe aktualisht në Tiranë.

“Drejtori joridik Aldi Topçiu foli për shantazhe dhe presione. Kur kanë presione përse nuk nxjerrin fakte? E dimë shumë mirë çfarë ndodh pasi njerëzit e Dukës mezi presin t’i publikojnë këto fakte. Në shoqatën e Elbasanit të gjithë anëtarët paguhen nga federata shqiptare e futbollit. Janë viktimizime nga FSHF. Janë zgjedhje si Korenë e Veriut ku zgjedhjet kryhen pa rivalë,”-deklaroi ai.

Tre ditë para zgjedhjeve në shoqatën e Tiranës kandidati që nuk mbështet nga FSHF Eduard Prodani ka kërkuar të njihet me kundërshtarët dhe anëtarët e kësaj shoqate, por kjo e fundit nuk ia ka vendosur në dispozicion.

“Eduard Prodani ka bërë një kërkesë ku ka pyetur kush janë anëtarët e shoqatës së Tiranës. Deri më tani nuk ka asnjë përgjigjje. Me të njëjtën skemë kërkojnë të maipulojnë edhe Tiranës. Deri më tani FSHF ka hasur vështirësi me shoqatën e Tiranës, pasi kanë përballë njerëz me integritet,”-u shpreh Baze.  

Deri më tani asnjë kandidat nuk është zyrtar për zgjedhjet për president që do organizojë FSHF-ja. Një situatë kaotike kur pritet që në fund të shkurtit të zhvillohen zgjedhjet.

“Duka, Shakohoxha dhe Starova janë kandidatët. Starova ka bërë një deklaratë në një studio dhe nuk më duket serioz,”-u shpreh gazetari Baze.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?