Sandër Lleshaj

Politikë

'Është vegla e Edi Ramës'/ Lleshaj i përgjigjet Bashës: Natën je guerrilas, ditën prokuror

20 Qershor 2019, 16:02| Përditesimi: 20 Qershor 2019, 16:10

  • Share

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i është përgjigjur akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha i cili e cilësoi si një vegël të kryeministrit Edi Rama. Lleshaj thotë se Basha vazhdon të hedhë natën zjarr dhe ditën kërcënime kundër shkollave duke u bërë 'prokuror', në një kohë kur është thjesht një i pandehur i shumëfishtë.

"Lulzim Basha vazhdon të hedhë natën zjarr dhe ditën kërcënime kundër shkollave, zgjedhjeve, Policisë etj. Natën bëhet guerrilas dhe ditën prokuror, ndërkohë që është thjesht një i pandehur i shumëfishtë. Keqardhje për degradimin", shkruan Lleshaj.

Lideri demokrat Lulzim Basha deklaroi se përgjimet e Bild zbuluan se timonieri i vjedhjes së votave në Shqipëri është Edi Rama.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?