Honda

Japonezët u tërhoqën nga Formula 1, skuadrat kontaktojnë Hondan për rikthimin

20 Shkurt 2023, 15:45
  • Share

Kompania japoneze e makinave, Honda është një nga gjashtë prodhuesit që kanë regjistruar emrin e tyre në prodhimin e motorëve për rregulloret e reja që fillojnë në vitin 2026 në Formula 1.

Kontrata me partnerët aktualë Red Bull dhe AlphaTauri nuk është më e mundur të rinovohet sepse ata janë angazhuar për një të ardhme me Ford. Tanimë Honda po vlerëson opsionet gjetkë. Japonezët po e mbajnë hapur derën për një hyrje në vitin 2026 duke njoftuar FIA-n vitin e kaluar se ishte e interesuar të prodhonte një njësi energjie me rregullat e reja, edhe pse nuk ishte në gjendje të angazhohej plotësisht për projektin.

Duke folur në një konferencë për shtyp para-sezonal në Japoni këtë të hënë, presidenti i Honda Racing Corporation, Koji Watanabe tha se kompania mbeti 'kurioze' për motorët e F1, pasi ishte hapur dialogu me ekipet për një marrëveshje të mundshme.

“Formula 1 po zhvendoset shumë drejt elektrifikimit dhe neutraliteti i karbonit është objektivi ynë në mbarë kompaninë e Honda. Mendojmë se drejtimi i ardhshëm i F1 është në përputhje me objektivin tonë, prandaj kemi vendosur të regjistrohemi si prodhues i një njësie energjetike.

Jemi kuriozë se ku do të shkojë F1. Formula 1 është kategoria më e mirë e garave dhe si do të duket kjo me më shumë elektrifikim? Ne do të donim ta vëzhgonim shumë këtë. Kjo është arsyeja pse ne kemi vendosur të regjistrohemi si prodhues.

Pasi kemi bërë regjistrimin, jemi kontaktuar nga shumë skuadra të F1. Për momentin, ne do të dëshironim të vëzhgonim nga afër se ku po shkon F1 dhe thjesht të shohim se si shkojnë gjërat. Për momentin, nuk kemi marrë asnjë vendim konkret nëse do t'i rikthehemi apo jo anëtarësimit në F1", tha Koji Watanabe. Kujtojmë se në 2021 Honda u tërhoq nga Formula 1.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?