Pesë persona në bordin e një avioni të rojes bregdetare humbën jetën pas përplasjes me një avion tè linjës 'Japan Airlines' në aeroportin e Tokios, Haneda.
Besohet se avioni i rojes bregdetare, i cili po çonte ushqime në zonat e goditura nga tërmeti i fuqishëm i së hënës, 1 janar u përplas me avionin e ‘Japan Airlines’ teksa u ul në pistë.
Të 379 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit në bordin e avionit “Japan Airlines janë evakuar bëri të ditur kompania ajrore sot më 2 janar 2024.
Pamjet dramatike që vijnë nga aeroporti tregojnë pasagjerët teksa evakuohen nga avioni i përfshirë nga flakët i 'Japan Airlines'
Zjarri shpërtheu në fluturimin 516 të Japan Airlines i cili ishte nisur nga Hokkaido në Japoninë veriore gati dy orë më parë.
Duket se ky fillim viti për Japoninë nuk ka qenë aq i mbarë. Një tërmet i fuqishëm goditi vendin ditën e djeshme dhe shkaktoi një panik të madh nga frika e një cunami
Roja bregdetare e Japonisë thotë se avioni i saj, i cili është përplasur me avionin e pasagjerëve, ishte rrugës për në aeroportin Niigata për të ofruar ndihma në gadishullin Noto të goditur nga tërmeti, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.
Ndiqni lajmet më poshtë duke renditur zhvillimet sipas orës së postimit
Pasagjerët e avionit që shpërtheu në flakë pasi u përplas me një acion tjetër në Tokyo kanë rrëfyer momentet e tmerrit.
“E gjithë kabina u mbush me tym brenda pak minutash. Ishte si në ferr. U hodhëm përtokë, pastaj u hapën dyert e emergjencës dhe u hodhëm. Ne nuk e kishim idenë se ku po shkonim, kështu që dolëm me vrap në fushë. Ishte kaos.”
“Ndjeva nsikur kishim goditur diçka dhe u hodha”, tha një pasagjer tjetër.
“Pashë shkëndija jashtë dritares, edhe kabina me tym”.
Të paktën 17 nga pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit të cilët ishin të pranishëm në bordin e a avionit të ‘Japan Airlines’, janë transportuar në spital asi kanë marrë disa dëmtime të lehta për shkak të flakëve që përfshinë avionin.
Lajmi është dhënë nga media shtetërore japoneze NHK.
Mediat e huaja kanë publikuar pamjet nga momenti kur avioni i ‘Japan Airlines’ u ul në pistën e aeroportit të Tokios, Haneda.
Pamjet tregojnë se avioni me 379 pasagjerë përfshihet nga flakët, në një pjesë të strukturës së saj, sapo prek tokën.
Të gjithë 379 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit të avionit të Japan Airlines arritën të shpëtonin përpara se të përfshihej plotësisht nga flakët.
Një video e publikuar nga BBC tregon momentin kur pasagjerët dalin me nxitim nga avioni për t’u shpëtuar flakëve masive.
Pesë persona që ishin në bordin e aeroplanit së RojesBregdetare që u përfshi nga flakët pasi përplasjes me avioni e Japan Airlines, kanë humbur jetën, citon agjencia e lajmeve AFP të ketë thënë ministri japonez i transportit.
Edhe transmetuesi shtetëror NHK ka raportuar gjithashtu pesë të vdekur.
Besohet se avioni i Rojes Bregdetare, i cili po çonte ushqime në zonat e goditura nga tërmeti i fuqishëm i së hënës, u përplas me avionin e ‘Japan Airlines’ teksa ky i fundit po ulej në pistë.
Sigurisht qe viti i ri nuk ka filluar mire per Japonine,ne fillim termeti dhe tani ky aksident i rende!
Përgjigju