Japoni/ Kush është Yoshihide Suga, mbledhësi i luleshtrydheve që u bë kryeministër

16 Shtator 2020, 16:57| Përditesimi: 16 Shtator 2020, 16:58

  • Share

Djali i kultivuesve të luleshtrydheve, Yoshihide Suga ka mençurinë e tokës dhe durimin e kohës që kalon ngadalë midis një stine dhe një tjetre. Ai është një njeri që di të presë radhën e tij edhe nëse ndoshta ai nuk aspironte të bëhej kryeministër japonez.

Por pasi kaloi vite duke endur në parcela, pa iu shmangur posteve të rëndësishme, gjatë karrierës së tij të gjatë politike ai ka mbajtur role udhëheqëse, vetëm për të dhënë një shembull… në 2006 ai u emërua Ministër i Punëve të Brendshme dhe Komunikimeve dhe Ministër për Privatizimi i shërbimeve postare dhe sot kryeministër I Japonisë pas dorëheqjes së Shinzo Abe

Për Yoshihide Suga, partia Liberal Demokratike është si një shtëpi e dytë, ku ai ka kryer të gjithë karrierën e tij politike që kur ai u diplomua në drejtësi në 1973.

I martuar me tre fëmijë, dita e tij hapet dhe mbaron duke lexuar gazetat kryesore të vendit, pastaj karate, teksa edhe peshkimi e relakson. Ai nuk pi alkool por i lejon vetes ndonjë gotë me pije të ëmbël. Kur mjeku i tha atij se duhej të binte në peshë, Suga humbi 7 kg në 4 muaj, dhe mban të kontrolluar peshën duke bërë një shëtitje 40-minutëshe në mëngjes herët.

Gazetat e gjithë botës janë në kërkim të kurioziteteve për Yoshihide Suga

Sipas New York Times, ai në shkollë kishte një prani diskrete, qëndronte aq i heshtur, saqë shumë harronin që ai ishte në klasë

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?