Bota

Japoni/ Një peshk ton shitet për 1.3 milion dollarë

6 Janar, 08:48| Përditesimi: 6 Janar, 13:22

  • Share

Një peshk ton me peshë 276 kilogramë u shit në ankandin e parë të vitit në Tokio për 1.3 milion dollarë.

Ky është çmimi i dytë më i lartë i regjistruar ndonjëherë që nga fillimi i statistikave, gjë që ka ushqyer shpresat për një rimëkëmbje ekonomike në vend.

Sipas BBC, ankandi përfaqëson një nga treguesit kryesorë në fillim të vitit për të monitoruar nivelin e optimizmit të sipërmarrësve në tregti si dhe duke dhënë një sinjal një ogur të mirë për industrinë e peshkimit.

Peshku i kapur në brigjet e Oma-s në prefekturën verilindore të Aomorit, u ble nga një shitës me shumicë dhe kompania që drejton zinxhirin e restoranteve Sushi Ginza Onodera.

S.B/E.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?