Japoni, përplasen 130 makina nga stuhia e dëborës (VIDEO)

19 Janar 2021, 14:39| Përditesimi: 19 Janar 2021, 14:51

  • Share

Një stuhi gjigante dëbore është bërë shkas për një aksident të rëndë rrugor në veri të Japonisë, ku 130 makina janë përplasur me njëra tjetrën. Një person humbi jetën e 10 të tjerë mbetën të plagosur nga episodi i rëndë në autostradën e Tohokut në prefekturën Miyagi, në të cilin u përfshinë rreth 200 vete. Ekipet e emergjencës mbërritën me shpejtësi në vendngjarje për të ofruar ndihmën e parë. Japonia është përfshirë këto javët e fundit nga një i ftohtë i acartë dhe stuhitë e dëborës kanë goditur disa pjesë të vendit, ku reshjet e saj kanë qenë thuajse dy herë më të larta sesa mesatarja e pritshme. Në kohën kur ndodhi aksidenti, erërat në zonë raportonin të mbërrinin një shpejtësi prej rreth 100km/h. Njerëzit janë bllokuar nëpër makina, dhe punonjësit e ndihmës u kanë ofruar ushqime, pije të ngrohta dhe batanije.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?