JAPONI- 6 pasagjerë të tjerë janë diagnostifikuar me koronavirus në anijen e lundrimit "Diamond Princess", e cila është në karantinë në brigjet e Japonisë, duke e çuar numrin e të prekurve në 70-të.
"Nacionalitetet e pasagjerëve të sapo diagnostikuar nuk u janë zbuluar përfaqësuesve të 'Princess Cruises"', tha drejtori i marrëdhënieve me publikun Negin Kamali.
Sipas Usa Today, anija e lundrimit është një nga disa të prekura nga shpërthimi vdekjeprurës i koronavirusit, i cili ka bërë që linjat e lundrimit të lëshojnë karantina dhe të kryejnë testime.
Ndërkohë, disa porte kanë bllokuar hyrjen e anijeve të lundrimit nga frika e përhapjes së virusit.
Koronavirusi, i cili u identifikua për herë të parë në Wuhan të Kinës, është përhapur në të gjithë globin me më shumë se 34.963 raste të konfirmuara dhe 725 vdekje nga mbrëmja e së shtunës.
Shumica e të prekurve janë në territorin e Kinës.
Shenjat e zakonshme të infeksionit përfshijnë ethe, kollë, gulçim dhe vështirësi në frymëmarrje.
Sipas një numërimi të hershëm të paralajmëruar para se të nxirreshin në dritë gjashtë rastet e reja, 12 pasagjerë të diagnostikuar me koronavirus ishin amerikanë, sipas linjës së lundrimit.
Anija është në karantinë deri më 19 shkurt.
Komente
