Pasi goditi Tokion, ciklon Hagibis arriti në rajonin e Fukushima-n dhe e goditi atë me dhunë. Që prej ditës së djeshme cikloni është shndërruar në një stuhi tropikale.
Numri i vdekjeve të shkaktuara nga dhuna e tajfunit Hagibis që goditi Japoninë gjatë fundjavës arriti në 66 dhe 210 të plagosur kurse 14 persona ende janë të zhdukur. Operacionet e shpëtimit janë duke vazhduar me përpjekjet e 110,000 vullnetarëve dhe forcat zjarrfikëse.
Hagibis arriti në arkipelag me shira të fortë dhe erë me 210 kilometra në orë që shkatërroi ndërtesat dhe shkaktoi tejmbushjen e 10 lumenjve.
230,000 njerëz u evakuuan para se të mbërrinte tajfuni dhe për momentin më shumë se 80,000 janë pa energji elektrike dhe pa ujë të pijshëm.
Zona më e prekur ishte ajo e Fukushimës, e shkatërruar tashmë nga katastrofa bërthamore në vitin 2011.
Mbetje me materiale radioaktive, të cilat gjendeshin në një depo pranë uzinës, u gjetën midis mbeturinave 25 kilometra larg.
Komente
