Një shofer taksie në qytetin e Japonisë, Tokio është arrestuar për vrasjen e qëllimshme të një pëllumbi me makinën e tij.
Sipas raportimeve nga Policia 50-vjeçari u arrestua të dielën e kaluar (3 Dhjetor) pasi kishte shtypur me makinën e tij një pëllumb.
Sipas shtypit lokal, shoferi përplasi një grup pëllumbash në tokë. Zhurma nga shpejtësia e makinës tërhoqi vëmendjen e një kalimtari, i cili më pas lajmëroi policinë.
Ky i fundit e ka marrë shumë seriozisht ngjarjen, duke arritur deri aty sa ka marrë një veteriner për kryerjen e nekropsit të pëllumbit të vrarë nga përplasja me mjetin.
“Rrugët u përkasin njerëzve, ndaj pëllumbat nuk duhet të na pengojnë”, tha taksisti para hetuesve, sipas mediave lokale.