Foto e Ferrarit të dëmtuar nga uragani

Bota

Japoni, uragani 'Jebi' çoi për skrap 51 Ferrari nga 53 që ndodheshin në dyqan

13 Shtator 2018, 03:43| Përditesimi: 13 Shtator 2018, 03:48

  • Share

Javën e kaluar Japonia u godit nga uragani Jebi duke lënë pas një situatë apokaliptike dhe 11 persona të vdekur.

Nga goditja e tij nuk shpëtoi dot asnjë sallon Ferrari  në ishullin Rokko pasi tërbimi i natyrës  shkatërroi  51 makina nga 53 që ndodheshin në dyqan.

Si pasoj e uraganit të gjitha makinat e markës luksoze përfunduan nën ujë.

Uji hyri deri në motorët e tyre dhe të gjitha makinat duhet të shkojnë në riciklim. Nuk e prisja një humbje kaq të madhe. Kjo është më e rëndë se vlerësimi fillestar. Unë me të vërtetë nuk e di se çfarë të them.

Ka njoftuar pronari i salloni ku kishte 53 makina Ferrari, të reja dhe të përdorura.

Bëhet e ditur nga raportet e mediave të huaja se dëmi ekonomik kap shifrën e 9 milionë dollarë, të cilat do të paguhen nga kompanitë e sigurimeve.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?