Japonia, 120 mln lekë për Muzeun! PD dakord për grantin, por diskuton fasadën që po restauron BE: Bota i ka zhdukur këto simbolika komuniste

14 Shtator 2022, 18:33| Përditesimi: 14 Shtator 2022, 18:40

  • Share

120 milionë lekë për përmirësimin e pajisjeve për ruajtjen, restaurimin dhe ekspozimin në Muzeun tonë Historik Kombëtar, do të jepen nga qeveria Japoneze në emër të forcimit të  bashkëpunimit mes palëve. Komisioni për Politikën e Jashtme dhe ai për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik kanë dhënë sot dakordsinë, lidhur me ratifikimin e marrëveshjes që mundëson Shqipërisë këtë grant, me kushtin e vetëm që të zbatohet e të garantohet mirëmbajtja e pajisjeve.

Marrëveshja lidhet me Këshillin e Ministrave vendas,  ndërsa komisioni përgjegjës për këtë projektligj,  është ai i Ligjeve. Ministrisë së Kulturës, që është edhe hartuese e projektligjit të iniciuar nga pala japoneze, nuk i mbetet tjetër veçse aplikimi i plotë i fondit për pajisjet e Muzuet dhe pagesa e TVSH-së, prej 24 mln lekësh. Ndërsa kohëzgjatja e grantit shkon deri në prill të vitit 2026 dhe mund të shtyhet me pëlqimin e dy qeverive

Kryetarja e Komisionit për Edukim, Flutura Açka, i mëshoi domosdoshmërisë nga ana e Ministrisë së Kulturës për transparencë të përdorimit të këtij granti dhe të tjerëve, ndërsa debati që u rihap, në të dyja komisionet, lidhet me fasadën e Muzeut Historik, në përfundim të restaurimit me fonde të BE.

“Ne jemi dakord me projektligjin, por e mira do të ishte që të kemi një seancë tjetër dhe të hapet si diskutim çështja e fasadës, sepse kemi të bëjmë me historikun e vendit tonë”, thotë Eralda Bano, anëtare e komisionit për Edukim dhe deputete e PD-së.

Po i të njëjtit mendim për rihapjen e diskutimit për mozaikun në fasadë të Muzeut është edhe deputetja Grida Duma.

“Po të shikoni në Bukuresht statujës së Leninit i është bërë ky instalacion dhe kjo është praktika në të gjitha vendet e kampit komunist, në të cilat arkitektura e godinave ka mbetur, por simbolika, imazhi, piktura, pamja etj etj., të gjitha thuajse janë zhdukur, ose janë ribërë me një rikonceptim të ri të një bote të lirë”, thotë deputetja e PD Grida Duma gjatë diskutimit në Komisionin për Politikën e Jashtme.

“Ju ftoj patjetër që të mund ta bëjmë diskutimin në një tryezë tjetër”, thotë ndër të tjera kryetarja e komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli.

Në fasadë të Muzeut është mozaiku “Shqipëria” i realizuar nga 5 autorë, në të cilin paraqitet një skenë lufte, gra, burra me shpata, pushka e kazma si dhe në qendër simbolika e “Nënës Shqipëri”.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 15/09/2022 04:17

    Per idiotet e PD,ne rradhe te pare,ai mozaik mbrohet nga e drejta e autoreve qe e kane bere,vertet i ka paguar shteti,por shteti nuk eshte autori.Se dyti,mozaiku mbrohet nga faktet historike,ju pelqen apo jo,faktet jane faktet dhe s'ka gje ne bote qe t'i mohoje,ndryshoje,deformoje,apo censuroje.Se treti,eshte e vertete,qe shume nga keto vepra jane hequr ne vendet e ish-partive motra,por ama qellimisht nuk jepni faktin, qe keto vende kane qene te tere nen pushtimin rus,ose u cliruan nga ruset,ose nen ndikimin direkt rus,pra veprimet e ketyre vendeve ndaj ketyre veprave te artit,per ate c'ka perfaqesojne e prezantojne,jane te kuptueshme dhe te justifikueshme.Se katerti,sido qe erdhen fatet e historise,shqiptaret ne fund e zgjodhen vete drejtimin e historise dhe aktoreve te saj,ne rruge e siper pati si kudo,kundershtare,servile,fanatike,te zhgenjyer e te kenaqur,te imponuar,por ne fund eshte historia jone,qe nuk mund te censurohet,fshihet,apo ndryshohet,ju pelqen,apo jo.

    Përgjigju
  • Historiani: 14/09/2022 21:20

    Po, po, prisheni mozaikun me partizane. Ne vend te tij shpalosni me krenari simbolet e Shqiperise „moderne“: - nje autobot me nafte kontrabande - nje kallash pa leje - nje skaf - 10kg hashash - edhe nje skedine basti

    Përgjigju
  • Sunit hesapi: 14/09/2022 20:43

    Gjeja me e shemtuar ne sheshin e tiranes

    Përgjigju
  • Tahir tarfyci: 14/09/2022 20:02

    More kriminela ata derdhen gjakun per clirimin e shqiperis nuk u takoka pak vend tek muzeumi???????????? Aty ka edhe hajduta pulash,per ata sthoni te hiqen!!!!!!!!!!!!!!!! Maskarenje doni te zhdukeni cdo gjurm te asaj kohe te ndritur qe i dha emer shqiperis.

    Përgjigju
  • Liku: 14/09/2022 19:49

    O Sali te kripca trute, po ai eshte art, edhe aushvici eshte i tmerrshem por nuk prishet o i marre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?