Ambasadori i Japonisë, Mitsunori Ogasavara dhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia

Kosova & Rajoni

Japonia i dhuron Kosovës 800 mije euro pajisje mjekësore

22 Qershor 2021, 17:27| Përditesimi: 22 Qershor 2021, 17:35

  • Share

KOSOVË- Kosova ka marrë dhuratë 800 mijë pajisje mjekësore nga Japonia. Lajmin e ka dhënë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i cili tha se kjo është pjesa e dytë e pajisjeve e ofruar nga Qeveria e Japonisë përmes grantit për zhvillimin ekonomik dhe social.

Ky donacion përfshin 7 monitorë shtrati, tre termografë, dy aparate me ultratinguj dhe një radiografi mobile. Të gjitha këto pajisje do tu vihen në dispozicion Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme.

“Sot, ne jemi këtu për të pranuar pjesën e dytë të pajisjeve të ofruara nga Qeveria e Japonisë, përmes grantit japonez për programin e zhvillimit ekonomik dhe social 2020, në vlerë 800.000 euro. Ministria e Shëndetësisë sot pranon pjesën e dytë e të fundit të pajisjeve mjekësore, të prodhuara në Japoni, ku janë 7 monitorë shtrati, 3 termografë, 2 aparate me ultratinguj dhe 1 radiografi mobile, që është një donacion nga qeveria e Japonisë. Pas mbërritjes së këtyre pajisjeve, marrëveshja e grantit është zbatuar plotësisht… Këto pajisje sigurisht që do të shpërndahen në spitalet e përgjithshme dhe në klinikat e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, dhe do të doja t’ju informoja se bazuar në situatën epidemiologjike dhe lajmet që kemi këto ditë, situata është shumë e mirë dhe po përmirësohet”, tha ministri Vitia.

I pranishëm në dhurimin e pajisjeve mjekësore ishte edhe ambasadori i Japonisë në Prishtinë, Mitsunori Ogasavara i cili u shpreh se përvec kësaj ndihme, Japonia e ka mbështetur Kosovën edhe në luftën kundër pandemisë.

 “Jemi sot këtu për të dorëzuar pajisjet mjekësore japoneze, të cilat do të instalohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet rajonale në të gjithë Kosovën me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë. Së bashku me 20 pompa shiringash dhe 10 elektro-kardiograma që kemi dorëzuar muajin e kaluar, kjo është pjesa e fundit dhe më e rëndësishme e Programit të Zhvillimit Ekonomik dhe Social të Japonisë në shumë totale rreth 810 mijë euro, marrëveshja e cila u nënshkrua shtatorin e kaluar. Përveç këtij Programi të Zhvillimit Ekonomik dhe Social, Japonia ka mbështetur Kosovën edhe në luftën kundër pandemisë. Vitin e kaluar ne kemi furnizuar 12,200 medikamente të Avigan Medicine për QKUK, siguruam 367.580 grupe PPE (pajisje për mbrojtje personale) për të gjitha qendrat e mjekësisë familjare në të gjithë Kosovën”, tha ambasadori Ogasavara.

Kosova ka nënshkruar marrëeshjen me Japoninë shatorin e 2020.  Programi i Zhvillimit Ekonomik dhe Social i ka mundësuar Kosovës mbi 800 mijë pajisje mjekësore.

Pajsjet e dhuruara nga Japonia për Kosovën

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?