Japonia miratoi sot një ligj të ri për të kufizuar gjigantët e teknologjisë “Apple Inc.” dhe “Google LLC” nga monoploizimi i aplikacioneve operative.
Ligji i ri i ndalon gjigantët e teknologjisë që të “kufizojnë kompanitë e palëve të treta që të shesin dhe operojnë aplikacione në platformat e tyre”, raportoi Kyodo News me qendër në Tokio.
Ai do të nxisë konkurrencën dhe do të ndalojë Apple dhe Google që “t’u japin përparësi shërbimeve të tyre në rezultatet e kërkimit në internet”.
Çdo shkelje nga kompanitë e teknologjisë do të rezultojë me ndëshkime.
Ligji do të hyjë në fuqi deri në fund të vitit të ardhshëm dhe kompanive u kërkohet të dorëzojnë raportet e pajtueshmërisë.ATSH