Bota

Japonia në 'krizë' patatesh, tre avionë Boeing nisen nga Amerika për të plotësuar kërkesën e restoranteve

30 Dhjetor 2021, 08:05| Përditesimi: 30 Dhjetor 2021, 08:09

  • Share

Tre avionë të amerikanë Boeing të ngarkuar me patate janë nisur për të shpëtuar fast food-et  në Japoni nga mungesa e patateve të skuqura, shkaktuar nga kriza në zinxhirin e furnizimit në botë të shkaktuar nga COVID. Jo vetëm kaq, por porti i Vankuverit nga i cili anijet niseshin për në Azi, u godit nga shiu dhe përmbytjet në mes të dhjetorit dhe të gjitha dërgesat u bllokuan. Ditët e fundit mungesa e lëndëve të para kishte bërë që të gjitha restorantet e ushqimit të shpejtë në vend të racionojnë patatet e skuqura dhe të servirin vetëm porcione të vogla.

Imazhet e qarkulluara në mediat sociale më 21 dhjetor treguan radhë të gjata jashtë ambienteve të McDonald's në Tokio.

Mungesa e patateve të skuqura nuk ka prekur vetëm Japoninë. Në qytetin e Nju Jorkut, restoranti ikonik i burgerëve JG Melon javën e kaluar tha në një postim në Instagram se do të bllokonte shitjet e patateve të skuqura për shkak të problemeve të zinxhirit të furnizimit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?