Japonia këtë të enjte ka lançuar një raketë bashkë me roverin që pritet të zbarkojë drejt Hënës pas tentimit të katërt këtë vit, kur përpjekjet e mëparshme u penguan nga moti i keq.
Roveri i quajtur “snajperi i Hënës”, shpreson të bëhet vendi i pestë në botë që do të zbarkojë në Hënë në fillim të vitit të ardhshëm, raporton Reuters.
Agjencia Japoneze e Kërkimit të Hapësirës Ajrore (JAXA) tha se raketa u ngrit nga Qendra Hapësinore Tanegashima në Japoninë jugore siç ishte.
Anija kozmike japoneze parashikohet të zbarkojë 100 metra nga një vendndodhje pranë kraterit Shioli, në Hënë
Nisja vjen dy javë pasi India u bë kombi i katërt që ul me sukses një anije kozmike në Hënë me misionin e saj Chandrayaan-3 në polin jugor të paeksploruar hënor. Përafërsisht në të njëjtën kohë, anija kozmike ruse Luna-25 u rrëzua teksa po i afrohej Hënës.