Masahiko Inami pozon me krahët robotikë

Japonia një hap përpara në teknologji, njeriu tani mund të ketë gjashtë krahë

28 Qershor 2023, 11:46| Përditesimi: 28 Qershor 2023, 11:49

  • Share

Japonia gjithmonë ka dëshmuar se është shumë përpara pjesës tjetër të botës me teknologjinë, kësaj radhe studiuesit japonezë kanë sjellë një zbulim të ri teknologjik, krahë robotikë të cilat vishen si një çantë shpine dhe përdoren për të bërë çdo punë të mundshme, duke e kthyer një njeri normal me 6 krahë.

Të gjithë do të ishin kureshtarë të dinin se si do të dukej shoqëria nëse krahë robotikë do të ishin të disponueshme lirisht për t'u përdorur si biçikletat me qira në anë të rrugës?

Ekipi i Masahiko Inami në Universitetin e Tokios ka bërë të mundur pikërisht atë që deri para pak kohësh dukej e pamundur.

Krijimi më i fundit i teknologjisë duket se lë pas shprehjen “kam vetëm dy duar”, pasi falë ekipit të Inami idetë teknologjike të realizuara kanë prezantuar krahët robotikë të cilët bëhen pesë e trupit të njeriut duke kryer aktivitete nga më të ndryshmet, duke kthyer një njeri me dy duar në një njeri-robot me gjashtë duar.

Një video promocionale për "Jizai Arms" tregon dy balerina duke performuar një rutinë me krahë robotikë që dalin nga shpina e tyre, zbulon qëllime të tjera për të ardhmen.

"Në të ardhmen ne mund të shohim krahë që rriten nga shpina e njerëzve, ose drone të lidhur me njerëzit.Ndoshta dikush do të dalë me një sport që kërkon gjashtë krahë ose do të shpikë një lloj të ri noti," tha Inami.

Inami thotë se ai u frymëzua nga kukulla tradicionale japoneze dhe një histori e shkurtër pothuajse horror nga romancieri Yasunari Kaëabata për një burrë që merr hua krahun e një gruaje të re dhe vazhdon të kalojë natën me të.

Duke marrë parasysh paraprakisht kritikat që mund të vijnë për këtë zbulim, Inami shprehet se ky krijim tekmologjik nuk është një rival i qenieve njerëzore, por diçka që na ndihmon të bëjmë çfarë të duam.

"Ky nuk është absolutisht një rival i qenieve njerëzore, por diçka që na ndihmon të bëjmë si të duam, si një biçikletë ose makinë . Ajo na mbështet dhe mund të zhbllokojë kreativitetin," tha Inami.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?