Rusia 2018

Botërori 2018/ Kualifikohet Kolumbia dhe Japonia, kartonat skualifikojnë Senegalin

28 Qershor 2018, 10:22| Përditesimi: 28 Qershor 2018, 18:07

  • Share

Japonia dhe Kolumbia janë dy ekipet e radhës që kualifikohen në 1/8 e Kupës së Botës.

Kolumbia mundi Senegalin me rezultatin 1-0, ndeshje e vlefshme për grupin H. Goli në minutën e 74 i Mina i dha fitoren skuadrës kolumbiane duke e kualifikuar për ndeshjet e mëtejshme. Senegali është eleminuar nga ky Botëror për shkak të kartonave. Skuadra afrikane ka mbyllur grupin me kuotën e 4 pikëve po aq sa Japonia.

Polonia ka shënuar ndaj japonezëve në minutën e 60 me anë të futbollistit Jan Bednarek. 

Japonia 0-1 Polonia

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?