Japrakë me gjethe rrushi dhe mish të grirë nga zonja Albana

13 Qershor, 11:59| Përditesimi: 13 Qershor, 12:00

  • Share

Japrakë me gjethe rrushi dhe mish të grirë

Përbërësit:

  • 40-50 gjethe rrushi
  • 500 gr mish viçi i grirë
  • 200 gr oriz
  • 400 ml ujë
  • 4-5 qepë të njoma
  • 50 ml vaj ulliri
  • Koper, nenexhik
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Lajmë mirë gjethet e rrushit në ujë të rrjedhshëm dhe i lemë për gati 2 minuta në ujë të vluar. I kullojmë dhe i hapim në tavolinë. Ndërkohë në një enë me pak vaj ulliri hedhim mishin e grirë dhe e kaurdisim në zjarr të ulët, duke i hedhur edhe pak ujë që të gatuhet mirë. Më pas shtojmë qepët e prera hollë duke vijuar me kaurdisjen. Shtojmë orizin, pak kripë, erëzat dhe i përziejmë mirë të gjithë përbërësit. Në fund të enës ku do ziejmë japrakët vendosim disa gjethe hardhie. Më pas mbushim gjethet me anë të një luge me masën që përgatitëm. Japrakët më mish i mbështjellim duke i dhënë formë gjatësore ose mund t'i palosim sipas dëshirës, mjafton që mbushja të mos dalë. Japrakët e përgatitur i vendosim njëri mbi tjetrin në 2-3 shtresa në enë. Vendosim sipër një pjatë dhe hedhim ujin e nxehtë. E mbulojmë enën me kapak dhe i lemë të ziejnë në zjarr të ngadalshëm për rreth 20 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?