Receta

Japrakë me gjethe rrushi, sekretet e shijes perfekte nga zonja Albana

9 Maj, 12:38| Përditesimi: 9 Maj, 12:39

  • Share

Japrakë me gjethe rrushi mbushur me qepë të njoma e erëza

Përbërësit:

  • 1 kg qepë të njoma
  • 200 gr kopër e freskët
  • 150 gr nenexhik i freskët
  • 100 gr oriz
  • 250 ml ujë
  • Vaj ulliri + pak vaj luledielli
  • Kripë, piper të zi sipas dëshirës
  • Limontoz ose lëng limoni
  • Gjethe rrushi

Përgatitja:

Në një tigan me pak vaj ulliri kaurdisim qepët e njoma derisa të zbuten. Shtojmë orizin dhe e përziejmë për 1–2 minuta. Shtojmë më pas koprën, nenexhikun, kripën, piperin dhe 250 ml ujë. I lëmë të ziejnë derisa orizi të jetë gjysmë i zier (rreth 7–10 minuta). Ndërkohë gjethet e rrushit nëse janë të freskëta, i zbutim pak në ujë të nxehtë për 2–3 minuta, nëse janë të konservuara i shpëlajmë mirë me ujë. Pasi masa e qepëve të njoma me erëza dhe oriz të jetë ftohur pak mbushim gjethet e rrushit dhe i mbështjellim si rulo. I rradhisim japrakët ngushtë në një tenxhere. Shtojmë ujë të nxehtë derisa t’i mbulojë, pak vaj dhe pak limontoz ose lëng limoni. Sipër vendosim një pjatë për t’i mbajtur të shtrënguara dhe i lëmë të gatuhen në zjarr të ulët për 40–45 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?