Zjarr në Kukës (Foto nga arkivi)

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve janë shuar 23 vatra, 2 aktive

4 Shtator, 13:53| Përditesimi: 4 Shtator, 13:58

  • Share

Gjatë 24 orëve të fundit në vend Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se janë shuar 23 vatra zjarri, nga 25 gjithsej.

Vatër problematike ka qenë në fshatin Shishtavec, bashkia Kukës, e cila është izoluar plotësisht, falë ndërhyrjes së koordinuar të efektivëve të Forcave të Armatosura dhe Helikopterit Cougar.

Ndërkohë vijojnë të mbeten ende aktive, por pa rrezik për jetën dhe pronën e qytetarëve, vatrat e zjarrit në fshatin Mazhar, bashkia Selenicë dhe në fshatin Tuç, bashkia Fushë-Arrëz.

Në operacionet e shuarjes së zjarreve janë angazhuar 336 forca zjarrfikëse, ushtarake, të Policisë së Shtetit dhe vullnetarë, të mbështetur nga helikopteri Cougar. Angazhimi i këtyre forcave ka sjellë stabilizimin e situatës në të gjithë vendin.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?