Milan është ndalur me rezultatin 1-1 në miqësoren kundër Leeds, me trajnerin Allegri i cili hodhi në fushë lojtarët më me pak minuta dhe të ardhur sëfundmi. Debutim si titullar bëri Ardon Jashari, futbollisti zviceran me origjinë shqiptare i blerë për 39 milionë euro, ndërsa pjesë e 11-shes ishte edhe Santi Gimenez. Ky i fundit zhbllokoi shifrat në minutën e 31, ndërsa skuadra e Premier League barazoi në minutën e 67. “Djalli” ruajti lojtarët titullarë për shkak se sot është në program një tjetër miqësore. Këtë herë përballë Chelsea-s në Stamford Bridge.
Në Old Traford, trofeu ‘Snapdragon’, që është sponsori i Manchester United, u fitua nga ‘djajtë’ e kuq në përballjen me Fiorentinën. Sfida nisi me nderime për David De Gean, portierin e skuadrës italiane që u rikthye në Old Traford për të marrë nderimet, ndërsa skuadra e Piolit kaloi e para në avantazh me Sohm. Pa kaluar shumë një autogol i Gosens barazoi rezultatin në 1-1 që mbeti i pandryshuar deri në fund, por United triumfoi me penallti.
Fitore të lehtë, me rezultatin 3-0 siguroi Manchester City kundër Palermo-s, një tjetër skuadër në pronësi në sheikëve të ‘qytetarëve’. Halaand zhblloi shifrat, ndërsa në vijim Rijenders i blerë nga Milan, realizoi ‘dopietë’.
Përballja tjetër italo-angleze, gjithashtu mes dy skuadrave me pronësi të njëjtë, Everton-Roma, përfundoi 0-1 në favor të ekipit të drejtuar nga Gasperini. Goli i vetëm i sfidës u realizoi nga Matias Soule në pjesën e dytë.
Komente
