Ardon Jashari, i cili sapo ka mbërritur te Milani, dha intervistën e tij të parë për televizionin e klubit.
"Është një ndjenjë e jashtëzakonshme të jem këtu pas disa javëve të fundit me tension. Jam krenar që jam në këtë klub historik. Dua ta ndihmoj këtë ekip të kthehet aty ku i takon, të fitojë tituj dhe do të jap gjithçka për të arritur këtë qëllim. Interesi i Milan më bëri menjëherë krenar, ishte rruga që doja të ndiqja me familjen time dhe ishte një ëndërr që e kisha pasur që kur isha fëmijë. Ishte klubi që ishte gjithmonë i pranishëm në familjen time dhe në grupin tim të miqve, kështu që mund të them se ëndrra është bërë realitet", tha Jashari.
Më pas ai foli për karakteristikat e tij teknike.
"Mendoj se mund të kem një ndikim të madh fizikisht. Do ta ndihmoj ekipin si në sulm ashtu edhe në mbrojtje, do të përpiqem të bëj pasimin e fundit dhe t'i ndihmoj shokët e skuadrës të shënojnë", vijoi ai.
Më pas Jashari tregoi edhe për lojtarët që ka parapëlqyer te Milani.
"Lojtarët e Milanit nga e kaluara që i kam admiruar më shumë? Roberto Baggio dhe Andrea Pirlo. Më pëlqen shumë mënyra se si luajtën, ishin teknikë dhe të fortë, krijues në pasimin e fundit. Kjo është ajo që përpiqem të bëj", vijoi ai.
Tani Jashari do të ketë mundësinë të luajë me një tjetër lojtar të shkëlqyer si Luka Modric.
"Është fantastike. Udhëtimi im fillon përkrah një lojtari kaq të pabesueshëm, i cili ka fituar kaq shumë. Ai vetëm mund të më ndihmojë, dua të mësoj gjithçka prej tij dhe të dëgjoj të gjitha mësimet e tij, brenda dhe jashtë fushës.
Megjithatë, është një gjë fantastike të jesh pjesë e këtij klubi fantastik. Ajo që mund të them është se dua të bëj pjesën time dhe siç thashë, ta kthej ekipin aty ku meriton të jetë.
Zgjedhja e fanellës me numër 30? Fillova me këtë numër në Zvicër, e zgjodha sepse gjithmonë e kam dashur Messin, i cili filloi me këtë numër. Ai (numri) më ndihmoi shumë, si në Zvicër ashtu edhe në Belgjikë, shpresoj ta bëj një numër historik.
Mesazhi im për tifozët e Milanit? Përshëndetje tifozë të Milanit, le të shkojmë të fitojmë ”, përfundoi Jashari.
Ardon Jashari ❤️? pic.twitter.com/KP2YG6ZczS
— أخبـار ميـلان (@Rossoneri_ar) August 7, 2025
Komente
