‘Jashtë bie borë’, premiera në ‘Skampa’ nis më 8 prill, regjisori Hervin Çuli: Shfaqje për vlerat e familjes

5 Prill 2022, 19:00| Përditesimi: 5 Prill 2022, 21:00

  • Share

Trupën teatrale e gjejmë në prova. Edhe tre ditë na ndajnë nga premiera e komedisë "Jashtë bie borë". Në fund të provave, regjisori Hervin Çuli ndaj me shikuesit e Report tv disa detaje të shfaqjes.

"Është tekst që e kam përkthyer 25 vite më parë, tekst social që flet për dashurinë familjen. Ky ka qenë një nga ngacmimet për ta kthyer në skenë, sepse ne kemi probleme me pronat, me të moshuarit, personat me aftësi ndryshe të cilët shpesh i braktisim. Është tekst për dashurinë familjen, na kanë humbur vlerat njerëzore dhe është mirë ti kthejmë në jetën tonë", u shpreh ai.

“Jashtë bie borë” tregon jetën e tre vëllezërve që jetojnë në një shtëpi pasi ju ka ‘vdekur’ nëna, e cila ka lëne pasurinë në emër të Çiços, vëllait me aftësi ndryshe.

"Është historia e tre vëllezërve unë jam vëllai i tyre i vogël me aftësi ndryshe, i gjithë konflikti është se dy vëllezërit e tjerë vendosin ta çojnë në klinikë, ndërsa ai nuk do të shkojë do të rrijë me vëllezërit e tij. Ky është roli im në shfaqje", tregon më tej.  

Me interpretimin e Hervin Çulit, Helidon Finos, Hysen Mullajonuzit, Mario Elezit, pas premires në "Skampa" komedia do të shfaqet në teatro të tjera të vendit.

"Kjo është vepër që unë e kam vënë 25 vite më parë, por premiera tashmë është produksion i teatrit ‘Skampa’, dhe pastaj si produksion i ‘Skampa’-s do të lëvizim në gjithë Shqipërinë", përfundon ai.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?