Jasir Asani

Sport

Jasir Asani kërkon largimin nga Gwangju, mësohen tre klubet e interesuara! Çmimi për sulmuesin e Kombëtares

10 Dhjetor, 16:14| Përditesimi: 10 Dhjetor, 16:15

  • Share

Jasir Asani është i lidhur me Gwangju në Korenë e Jugut deri në dhjetorin e 2025, atëherë kur skadon kontrata mes palëve. Nga Azia e largët bëjnë me dije se pas sulmuesit anësor të Kombëtares janë tre klube, me Gwangju që kërkon 1 milionë euro për ta lënë të lirës 29-vjeçarin në janar.

Dario Focardi, një ekspert i merkatos në Azi sa i takon futbollit, tregon se Jeonbuk në Korenë e Jugut si edhe Vissel Kobe e Yokohama në Japoni janë pas Asanit.

Sulmuesi i Kombëtares kaloi një gjysmë të dytë sezoni të shkëlqyer me Gwangju, ku në 20 ndeshje shënoi 10 gola, shtatë prej të cilëve në Ligën e Kampioneve duke qenë shënuesi më i mirë.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?