Sport

Jasir Asani 'kirurgjikal', shënon golin e 16-të sezonal në Azi (VIDEO)

18 Korrik, 14:35| Përditesimi: 18 Korrik, 14:41

  • Share

KORE E JUGUT - Sulmuesi anësor i Kombëtares, Jasir Asani e ka çuar në 16-të numrin e golave këtë sezon. Për raundin e 22-të në kampion, Gwangju e Jasirit u përmbys 2-1 në udhëtim nga Sowon, me miqtë që nuk mbajtën dot epërsinë.

Duhej minuta e 78-të që ndeshja të zhbllokohej. Gwangju fitoi një penallti dhe nga 11 metra sulmuesi Asani nuk gaboi, duke e ndalur sferën në trekëndësh. Një goditje preçize e Jasirit që festoi me shokët e skuadrës.

Kur u duk se miqtë do dilnin me tri pikë, fundi i lojës ishte dramatik për ta. Uillyan në minutën e 85-të dhe autogoli i Kim Kyung Min i dhanë tri pikë vendasve.

Paçka humbjes, Jasir Asani e dërgon në 16-të numrin e golave sezonalë; shtatë në kampionat dhe nëntë në Champions League e Azisë.

 

S.Dh/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?