Sulmuesi anësor i Kombëtares, Jasir Asani, vijon të jetë pjesë e Gwangju në Korenë e Jugut me kontratë deri në fundin e këtij viti kalendarik. Megjithatë për mëngjarashin ka ofertë konkrete nga Yokohama F. Marinos në Japoni.
Klubi që kërkon shërbimet e Asanit është me peshë në Japoni dhe tre sezone më parë u shpall kampion, mirëpo pas gjysmës së sezonit aktual e gjen veten në vendin e fundit të renditjes.
Tanimë Yokohama F. Marinos kërkon golat e Jasirit për të shpëtuar sezonin dhe mediet në Azi tregojnë se oferta e parë në drejtim të Gwangju ka mbërritur. Me vetëm disa muaj kontratë, vështirë se koreano-jugorët do rezistonin për të lënë të lirë shqiptarin nëse vjen oferta e dëshiruar.
According to Japanese media, Yokohama F. Marinos have made an offer to sign Gwangju FC winger Jasir Asani. pic.twitter.com/roWQmkXOaL
— Korea Football News (@KORFootballNews) June 19, 2025
Komente
