Jasir Asani është futbollisti më në formë i Gwangju në Korenë e Jugut. Sulmuesi anësor i Kombëtares i dha kualifikimin të tijve në çerekfinalet e Ligës së Kampionevë të Azisë.
Në përballjen kundër japonezëve të Vissel Kobe, Asani shënoi dopietë dhe supergoli i tij në minutën e 118-të ishte "bileta" për më tej. Me këtë dopietë Asani e dërgon në nëntë numrin e golave në Ligën e Kampioneve, duke lënë pas emra si Cristiano Ronaldo dhe Mahrez.
Anderson Lopez i Yokohama ka nëntë gola sa Jasiri, ndërsa pas tyre vijnë Mahrez dhe Dausari me tetë gola, ndërsa CR7 ka shënuar shtatë të tillë me Al Nassr.
29-vjeçari Jasir Asani tregon formën e mirë para grumbullimit në Kombëtare. Shqipëria luan kundër Anglisë më 21 mars në Londër dhe tre ditë më vonë në Tiranë vjen Andorra, sfida që vlejnë për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.
Komente
