Jasir Asani

Sport

Jasir Asani shkëlqen në Korenë e Jugut, sërish në formacionin e javës

2 Korrik, 13:47| Përditesimi: 2 Korrik, 13:55

  • Share

Jasir Asani vazhdon të lërë gjurmë në futbollin koreano-jugor. Sulmuesi i Kombëtares është përfshirë sërish në formacionin e javës në kampionatin e Koresë së Jugut, falë një tjetër paraqitjeje të mirë me fanellën e Gwangju.

30-vjeçari u pozicionua në krahun e djathtë të mesfushës në skemën 3-4-3, pas kontributit në fitoren 2-1 në transfertë ndaj Anyang. Asani realizoi një gol dhe asistoi në tjetrin, duke qenë vendimtar në suksesin e skuadrës së tij.

Forma e tij e mirë nuk është rastësi. Vetëm gjatë këtij viti kalendarik, Asani ka shënuar plot 15 gola, ndër të cilët 9 në Ligën e Kampionëve të Azisë, një shifër që e konfirmon si një prej lojtarëve më në formë në kontinentin aziatik.

Ky është një tjetër sinjal pozitiv edhe për trajnerin Sylvinho, i cili mund të mbështetet te Asani në sfidat e ardhshme të Kombëtares.

Formacioni i javës 21 ku bën pjesë edhe Asani

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 02/07/2025 13:53

    Forma e mire ne Kore se ne kombetare, le per te deshiruar aktualisht.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se Shqipëria do bëhet anëtare e BE-së më 2030?