Sulmuesi i Kombëtares, Jasir Asani, ka mbyllur aventurën në Korenë e Jugut për t’u bashkuar me gjigantin iranian Esteghlal FC.
Klubi nga Teherani ka paguar 1 milion dollarët e klauzolës së lirimit te Gwangju, duke siguruar shërbimet e anësorit shqiptar që këtë verë ishte një nga emrat më të kërkuar në merkato.
Fillimisht pritej që transferimi të ndodhte në janar, por drejtuesit e Esteghlal zgjodhën të veprojnë menjëherë për ta marrë Asanin në Iran që në gusht. Sipas mediave koreane, lojtari do të udhëtojë drejt Teheranit për të firmosur kontratën dhe brenda kësaj jave pritet zyrtarizimi i marrëveshjes.
Ky hap shënon një tjetër etapë të rëndësishme në karrierën e 30-vjeçarit, i cili pritet të jetë një nga pikat kryesore të Esteghlal në kampionatin iranian dhe në garat kontinentale.
Komente
