VIDEO/ Jason Derulo humbet toruan, godet me grushte dy persona pasi e ngatërruan me Usher

6 Janar 2022, 11:57| Përditesimi: 6 Janar 2022, 12:03

  • Share

Këngëtari i famshëm, Jason Derulo duket se ka zero tolerancë kur e ngatërrojnë me një superstar tjetër.

Ai është filmuar teksa sulmon dy djem në një hotel në Las Vegas pasi e thërrasin atë Usher.

Sikurse mund të shihet edhe nga video, ai shkon me vrull drejt dy djemve pasi ata e thërrasin Usher dhe po ashtu e ofendojnë, ndërsa fillon t'i godasë ata me grushte. U desh ndërhyrja e sigurimit për t'i dhënë fund sherrit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?