Java e Austrisë, grupi ‘Viech’ koncert në Shkodër! Atmosferë elektrizuese përmes repertorit të larmishëm

19 Tetor 2022, 20:54| Përditesimi: 20 Tetor 2022, 09:13

  • Share

SHKODËR- Shqipëria po mirëpret Austrinë këto ditë përmes Javës Kulturore Austriake ndërsa në Shkodër u çel së pari me koncertin e grupit “Viech”.

Mbrëmja muzikore nën ritmet e trios austriake "Viech" krijoi atmosferë tek të pranishmit përmes repertorit me këngët e përzgjedhura që i kënduan live.

Vokalisti i grupit austriak, Paul Plut vjen për herë të parë në vendin tonë dhe shpreh vlerësimin që Shqipëria i dedikon disa ditë kulturës austriake.

“Vijmë për herë të parë në Tiranë dhe në Shkodër është ambient mikpritës dhe po e shfrytëzojmë këtë kohë edhe për pushime”,  Paul Plut Vokalist, Grupi muzikor "Viech"

Marjan Lukani, koordinatori i qendrës rinore "Arka" thotë se të tjera evente do të mbahen këtë javë në Shkodër.

“Kemi kënaqësinë të mirëpresim grupin e rrokut që ka ardhur në kuadër të javës austriake. Do të ketë disa aktivitete në Shkodër gjatë kësaj jave”, - tha Marjan Lukani, Koordinatori i qendrës "Arka"

Drejtuesja e DRTK Shkodër, Besara Podgorica foli për lidhjet historike në mes Shkodrës dhe Austrisë.

“Është konceptuar si mënyrë për shkëmbim kulture dhe për komunikimin mes bizneseve. Shkodra ka lidhje të hershme me Austrinë”, tha BESARA PODGORICA e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Shkodër.

Java Kulturore e Austrisë kulmon në fundjavë me aktivitetin "Shkodra Day".

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?