Është një udhëtim në kulturën e historinë tonë, ai që studiuesja Bettany Hughes bën përmes dokumentarit “Thesaret e Adriatikut-Shqipëria”.
Filmi i BBC u shfaq premierë në Tiranë, këtë fillimjavë në kinema “Millenium’ në kuadër të Javës Kulturore Britanike.
“Jam shumë e lumtur! Është një nder për mua të jem sërish e ftuar në më mikpritësin e vendeve. Herën e fundit që isha këtu, shkëlqesia e tij, kryeministri, e përshkroi mikpritjen si një religjion në Shqipëri dhe mund të pohoj se nuk e ka ekzagjeruar aspak”, u shpreh studiuesja, autorja e emisionit Bettany Hughes.
Jep një panoramë joshëse e të larmishme të Shqipërisë, Bettany, përmes ndalesave të saj në këtë dokumentar.
“Ky dokumentar na kujton, historinë e gjatë të miqësisë, mes Britanisë së Bashkuar dhe Shqipërisë. Por, njëherazi nxjerr në pah pjesët më unike të vendit tuaj, që na kanë bërë të gjithë neve që e kemi vizituar ta duam kaq shumë”, u shpreh ambasadori i Britanisë në Tiranë Alastair King-Smith.
Nga portet e lashta romake të Orikumit e të Apolonisë te liqeni i Ohrit, e më tej në Berat, ky dokumentar, pason të tjera pasqyrime dokumentareske që Hughes i bën vendit tonë...
Si ky film i BBC, ku jepet vizita e saj qytetin antik në zemër të Parkut të Butrintit, që ia shpalos publikut edhe përmes vargjeve të Virgjilit, “Deas” së rikthyer, zbulimeve rishtare arkeologjike, si një thesar të cmuar por të brishtë të UNESCO-s.
Udhëton në alpet shqiptare e befasuar nga bukuritë natyrore, ligji i vjetër i Kanunit, por edhe mitet, legjendat e traditat e trashëguar në breza…
Mikpritja është emërues i përbashkët i çdo vizite të saj në qytetet shqiptare. E kujton këtë virtyt të shqiptarëve edhe prej qytetit të gurtë e përmes rreshtave të Bajronit, në ciklet dokumentarske që ka publikuar BBC,
Por, një tjetër cilësi që e bën të veçantë Shqipërinë, ndër thesaret që historiania i ka prezantuar tashmë botës është toleranca fetare… të cilën e gjen edhe mes komunitetit bektashian, ndërsa gjëmon figurën komplekse të Ali Pashës.
Ka ndalur edhe në faqen afro gjysmëshekullore të komunizmit Bettany.
Viktimat e atij sistemi, pranojat e diktatorit, i rrëfen prej ish-bunkerit të Luftës së Ftohtë “BunkArt” në Tiranë… tani një muze nëntokësor i artit dhe historisë bashkëkohore, i hapur për vizitorët.
Të pranishëm në premierë, krahas kryeministrit Edi Rama, ishin edhe përfaqësues të pushtetit lokal dhe vendor, si ministret Elva Margariti dhe Mirela Kumbaro. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, gjithashtu vlerësoi dokumentarin dhe kontributin ndër vite të personaliteteve britanike për promovimin e Shqipërisë, duke përmendur në veccanti rastin e Edith Durham. Në kuadër të Javës Britanike, autorja Bettany Hughes, është e ftuar paraditen e së enjtes në qendrën e Artit Agimi, për të folur rreth këtij cikli dhe realizimin e dokumentarëve.
Hipokrizi pa kufi!!!! Si shume vite me pare kur ky shtet diskriminues, antishqiptar dhe mbeshtetetesi e nismetari me i madh i copetimit te trojeve shqiptare, ashtu edhe sot nepermjet kryministres e kabinetit te saj, vazhdojn doren ne qaf dhe gishtin ne b*** me neve! Cna duhet neve reklama e vendit tone, ne shqiperi, le tja tregoj kryeministres se vet
Përgjigju