Ministrja Xhaçka, e cila ndodhet në New York në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, përmes një postimi në Facebook theksoi bashkëpunimin e Shqipërisë me ndërkombëtarët për zgjdhjen e krizave globale.
“Java më e ngarkuar diplomatike e vitit filloi sot në Sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Shqipëria do të vazhdojë të punojë me partnerët ndërkombëtarë për të ndihmuar në zgjidhjen e krizave globale, për të mbështetur Ukrainën dhe për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë në botë”, u shpreh Xhaçka.
Lajmi kryesor:
Ministrja Xhaçka në Nju Jork: Shqipëria e përkushtuar për ta çuar përpara axhendën LGBTI edhe në OKB
D.GJ/ReportTv.al